Deputetja e PD, Elda Hoti tha se, SPAK dhe parlamenti janë kthyer në qesharakë, i janë dorëzuar bandave dhe krimit.
Hoti tha se, nuk ka as polici politike dhe as drejtësi të komanduar që do ta trembë opozitën. Opozita është për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe ne jemi këtu për ta mbrojtur atë me çdo çmim. Sot po rrezikohet jeta e qytetarëve.
“Në fakt sot është fatkeqësi, që në situatën ku ndodhet sot rendi dhe siguria ku shteti u është dorëzuar bandave dhe krimit, sot drejtësia merret me një parfum. U thirra sot në SPAK me akuzën qesharake që më ka bërë policia politike e Edi Ramës. Me akuzën qesharake që më ka bërë ministri vegël i krimit të organizuar dhe SPAK vihet menjëherë në lëvizje sa herë që opozita shqetëson narkoparlamentin sepse ju prish aroma e narkoparlamentit Elisës së 5 milionë eurove dhe për dhjetëra padi që ka bërë grupi parlamentar për miliarda që u janë vjedhur qytetarëve shqiptarë SPAK-ut i duhen me dhjetëra vite, ose nuk reagon.
Pse nuk vepron SPAK kundër vëllait të kryeministrit. Pse nuk vepron SPAK dhe nuk thërret Edi Ramën për inceneratorët, për portin e Durrësit. Pse nuk e thërret SPAK Belinda Ballukun që me një të rënë të lapsit fitoi 50 milionë euro për tunelin e Llogorasë. Pse nuk thërret SPAKU-u Ulsi Manjën për dosjen 184. Pse nuk thërret SPAK-u Erion Veliajn, Ogerta Manstirliun, Frida Krifcën për vjedhjen e fondeve të Bashkimit Evropian. SPAK-u duhet të ketë prioritet luftën kundër krimit të organizuar kundër korrupsionit dhe jo të merret me akuza qesharake si një drejtësi e telekomanduar nga Edi Rama për të goditur deputetët e opozitës, sepse unë nuk rrezikova jetën e askujt. Ja siç po shikojmë në pamje, tre ministra të cilët i bëjnë ekspertizën një parfumi.
Kjo tregon se në sa qesharak është kthyer ai parlament, se si ai parlament ka dale nga shinat e kushtetutshmërisë. Se si ai parlament i është dorëzuar bandave dhe krimit. Se si ai parlament nuk ka aspak prioritet qytetarët shqiptarë. Se si ministrat guxojnë dhe siç me bënë mua akuzën duke më versulur SPAK-un, siç e tha Elisa Spiropali që me ty do të merret SPAK, dhe për tre ditë SPAK reagoi me akuzën që më ngriti ministri vegël i krimit të organizuar për zjarrvënie. Jetën e kujt rrezikova unë me një parfum. Sigurisht që është konfirmuar që është parfum. Unë deklarova se kam kryer detyrën time si deputete, përfaqësues e popullit opozitar për të protestuar në kuvend në përmbushje të së drejtës time të lirisë së shprehjes se forma me të cilën ne si deputetë të opozitës, në mënyrën se si do të veprojmë, nuk i marrim leje as Elisës dhe as narkokryeministrit, as narko policisë dhe të gjithëve me radhë.
Aty është një vendim i grupit parlamentar të PD, deklaratë politike të cilën ne të gjithë e mbështesim plotësisht atë.
Nuk ka as polici politike dhe as drejtësi të komanduar që do ta trembë opozitën. Opozita është për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe ne jemi këtu për ta mbrojtur atë me çdo çmim. Sot po rrezikohet jeta e qytetarëve. Sot rendi dhe siguria janë në gjendje alarmante. Ne e pamë masakrën që ndodhi në Shkodër dhe për këtë duhet të shqetësohet sot drejtësia, sepse është e pafuqishme për të goditur krimin e organizuar. Është e pafuqishme policia e cila i shërben krimit të organizuar. Sepse ne kemi një kryeministër i cili e ka marrë pushtetin duke grabitur me bandat dhe krimin. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë të jetojnë të sigurte në vendin e tyre dhe jo në terrorin e bandave dhe krimit. Prandaj rezistenca e përditshme dhe e qëndrueshme, mos bashkëpunimi me të keqen është ajo që do të sjellë ndryshimin. Dhe unë këtu gjej rastin të bëj një thirrje për ditën e shtunë ne orën 12.00 ne protestojmë në Shkodër kundër krimit qeveritar”, tha Hoti në Syri tv.