Adriana Kalaja në fjalën e saj përpara protestuesve është shprehur se prej shumë muajsh policia është këtu për të penguar qytetarët dhe jo ti mbrojë ato.
Kalaja ka theksuar se Bashkia e Tiranës prej 9 vitesh është e mbyllur me zinxhir, nuk ka transparencë e as informacion për paratë që paguajmë ne.
“Sot me keqardhje shoh policinë që në vijimsi të protestave janë këtu të përballen me qytetarët për të mbrojtur një hajdut, një mafioz si Veliajt. Bashkia e Tiranës prej 9 vitesh është e mbyllur me zinxhir, nuk ka transparencë e as informacion për paratë që paguajmë ne. Është detyrim ligjor dhe kushtetues që ky bastardë japë llogari.
Ato janë paratë e taksa paguesve të Tiranës, ai bën video sikur po mbjell pemë ndërkohë që ne i shikojmë çdo ditë mungesën e çerdhve kopshteve shkollave ndërkohë që ka arkëtuar 62 milionë euro në arsim.
Partia Demokratike ja ka treguar qartazi se këto banesat sociale nuk jepen për njerëzit në nevojë por për të blerë zgjedhjet. Para 15 orësh jam vënë në dijeni nga ky bastard se e paskam akuzuar duke shpifur. Për çfarë shpifa unë, për punimet te sheshi i teatrit, për kullën që po ndërton pa leje, për Ardit Gjoklajn, që gënjen për pemët e mbjellura, apo për kolegët skapistët”, tha Kalaja.