Noka: Jemi në një betejë pa kthim për demokracinë dhe pluralizmin në këtë vend

Deputetët e opozitës janë penguar për të marrë pjesë në seancën plenare ditën e sotme me urdhër politik nga garda.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka është shprehur se ky regjim i ka shpallur luftë opozitës dhe kanë vendosur që komunizmi të mbretërojë në Shqipëri.

“Regjimi ti shpall luftë opozitës. Sic e shikoni ajo sallë duhet të ishte e hapur për deputetët, ajo sallë është e mbyllur për deputetët. Sepse Elisa Spirogjoka 5  milion euro sëbashku me sulltan Surrelin, i kanë shpallur luftë opozitës dhe kanë vendosur që komunizmi duhet të mbretërojë në shqipëri.

Ne jemi  në betejë, jo thjeshtë betejë pushteti, ne jemi në një betejë pa kthim, për demokracine dhe pluralizmin në këtë vend. Ne insistojmë në betejën tonë dhe nuk do të tërhiqemi sepse përfaqësojmë popullin.

Kjo sallë nuk është vetëm për ata që kanë votuar ptronazhistët, në këtë sallë janë ata që kan votuar krimin e organizuar dhe ata që kanë marrë votën e korrupsionit. Ndërsa përfaqësuesit e popullit opozitarë trajtojhen si armiq”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …