Revoltë në Kuvend, deputetët e PD nxjerrin karriget jashtë dhe i kthejnë përmbys

Deputetët e PD janë ulur këmbëkryq në shkallët e Parlamentit pasi nuk janë lejuar të hyjnë në seancën plenare.

Deputetët e PD vijojnë të jenë të përjashtuar dhe punonjësit e gardës me urdhër nuk i kanë lejuar të hyjnë në Kuvend. Para parlamentit është vendosur dhe një gardh metalik.

Ndërkohë që deputetët që kanë hyrë në sallë kanë nxjerrë karriget ne oborrin e kuvendit dhe i kanë kthyer përmbys.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD e vendosur t’i japë zgjidhjen përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave gjatë 1 mandati

Në prezantimin e programit për pronat të PD për qeverisjen 2025-2029, kryetari i PD, Sali …