Këshilltari për Ekonominë dhe Financat në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti në fjalën e tij në prtestën para Bashkisë së Tiranës u shpreh se, këta të babëzitur që tallen me shtresat në nevojë, që tallen me pensionistët duke i dhënë lëmoshë kokrrën e vezës si gjoja indeksim, vitin e ardhshëm as atë kokërr vezë nuk do e japin.
Teliti iu drejtua policëve me fjalët, mos u merrni me qytetarët e me opozitën, po shkelni haptazi Kushtetutën, ikni e meruni me ato që i marin jetën të rinjve, ikni e meruni me bandat të cilët në çdo qytet kanë vendosur sundimin e tyre.
“Këtij qyteti që mban era plehra, që e ka liqenin e ndotur të këtij qyteti të shkollave ende me dy turne, që i mungon infrastruktura veri-jug, këtij qyteti që po shpërdorojnë të paktën 12 milion euro nga inceneratori, por të babëziturin nuk do vjedhin më 12 mijë euro vitin e ardhshëm, por plot 13 milionë euro.
Këta të babëzitur që tallen me shtresat në nevojë, që tallen me pensionistët duke i dhënë lëmoshë kokrrën e vezës si gjoja indeksim, por vitin e ardhshëm as atë kokërr vezë nuk do e japin.
Vitin e ardhshëm pensionet e 790 mijë pensionistëve vetëm 16 milion euro, ndërkohë kontrata e Ilir Beqajt e sterilizimit që është sot në SPAK që ka nën hetim edhe funksionarë shtetërorë do të marrë më tepër se sa do marrin pensionistët.
Ata do marrin 19 milion euro për ato kontatë e cila vazhdon edhe sot të faturojë 80% më shumë se kostoja e taksapaguesve së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Motra e vëllezër, shikoj sot këtu edhe gardhin policor që vazhdon e kryen më së mirë funksionin e pushtetarëve.
Shoni merruni me atë që ndërtojnë kulla në mes të Tiranës, ikni e meruni me ato që i marin jetën të rinjve, ikni e meruni me bandat të cilët në çdo qytet kanë vendosur sundimin e tyre.
Mos u merni me qytetarët e me opozitën po bëni gabim të madh, po shkelni haptazi Kushetutën”, tha Teliti.