Berisha: Ftoj të rinjtë dhe të reja, të marshojnë në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, për vendin tuaj

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje të rinjve dhe të rejave që t’i bashkohen marshimit të solidaritetit me qytetarët shkodranë, pas masakrës me tre viktima.

‘Ftoj të rinjtë dhe të reja, të marshojnë në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, për vendin tuaj’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në ‘Rrugën e Shpresës’.

“Nuk mund të flas kreu i bashkisë se, mandati i tij qëndron mbi krimin.

Nuk mund të flas kreu i prefekturës, sepse votat e tij janë votat e krimit.

Nuk mund të flas ministri i krimit, sepse drejtori i tij, është drejtori i krimit.

Ndaj dhe heshtin njëri pas tjetrit, si ministria, ashtu dhe Proda i krimit, zyrtarë të tjerë, gjer tek Edi Rama.

Ndaj dhe ne të gjithë të tjerët, duhet të ngrihemi fuqishëm, nuk duhet të heshtim kurrë.

Duhet të jemi në Shkodër nesër, për tu dëshmuar qytetarëve fisnik të Shkodrës, se ata në asnjë rrethanë, në asnjë rast, nuk janë dhe nuk do të jenë vetëm, por do të kenë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të vërtetë, kudo që janë.

Duhet të jemi nesër në Shkodër, për të dëshmuar se jemi të pamposhtur, se bandat e qeverisë dhe as qeveria e tyre nuk na mposhtin kurrë.

Se jemi të gatshëm në këtë betejë për përballe dhëmb për dhëmb me këta kriminelë dhe për të fituar.

Ndaj dhe u bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj.

Ftoj çdo qytetar nesër të marshojë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë.

Ndaj dhe të marshojmë në Shkodër, sepse masakra ishte e paralajmëruar.

I riu Arlind Bushati pa me sytë e tij, tytën e revoles së vrasësit, e denoncoi, por policia e mbrojti. Jo se nuk e kapi, jo se nuk e gjeti, por fshehu në mënyrë që të kompletonte veprën e tij makabre.

Hamza Lici një djalë 23 vjeçar, asnjëri as tjetrit të përmendur kurrë të implikuar në krime, por vrasësit e partisëm, të etur për gjak donin tu merrnin jetën në publik, në rrugë kryesore në Shkodër të cilën Edi Rama, për shkak të një mandati e ka dorëzuar tek banda dhe bën terror, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …