Berisha: Nesër qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë në orën 12:00 në solidaritet me Shkodrën

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe njëherë tjetër te marshimi i thirrur nga Partia Demokratike në solidaritet me Shkodrën, pas masakrës me tre viktima para dy ditësh.

Berisha tha se, nesër qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë në orën 12:00 në solidaritet me Shkodrën.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme, ju misionareve dhe misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar, të kauzës së lirisë, dinjitetit, kauzës së interesit kombëtar të mbarë shqiptarëve.

Një përëshëndetje të përzemërt sot, për të gjithë oratorët e kësaj patforme të fjalës së lirë, të zërit të qytetarëve të lirë që përcjellin në mbarë vendin të vërtetat e këtij narkoregjimi, por përcjellin, guxim, shpresë e besim, tek fitorja jonë, tek e ardhmja.

Të dashur miq!

Nesër mbarë qytetarët e Shkodrës, qytetarë nga mbarë Shqipëria, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë, marshojnë në Shkodër në një akt solidariteti, guximi dhe shpirti të pamposhtur të Shkodërloces, qytetit Rozafë, që ka qëndruar dhe qëndron i pamposhtur ndaj çdo pushtimi, ndaj çdo rrebeshi.

Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …