Berisha: Vetëm reklama e Edi Ramës në Nju Jork kushtonte për 15 sekonda sa një pension mesatar

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se gjatë vizitës në Amerikë në takimin me patronazhistët e tij, ka shpenzuar 150 euro një pension mesatar në 15 sekonda reklamë.

Duke shtuar gjithashtu se vlera e 5-6 biletave për ndeshjen sportive të luksit që shijoi me familjen e tij dhe Spiroalin shkon 50 mijë euro, Berisha u shpreh në protestën te ‘Rruga e Shpresës’, se ‘vetëm reklama e Edi Ramës në Nju Jork, kushtonte për 15 sekonda, sa një pension mesatar’.

Berisha: Shkon në Nju Jork dhe e gjen pagatorin e tij për 5-6 bileta së bashku, 50 mijë euro. Për atë ska ligj, ka vetëm luks. Për çdo qeveritar tjetër në Europë dhe botë, çdo dhuratë e tillë dënohet me ligj.

Por ky hajdut që mban peng vendin e tij, nuk pyet për ligjin, ai pyet për luksin. Sa kushtonte reklama do thoni ju? 150 euro një pension mesatar në 15 sekonda. Qindra e mijëra euro kushtoi për 3 ditë, por për këtë nuk ka rëndësi njeriu, hallet, derdet dhe jeta e tij. Por për të ka rëndësi vetëm luksi, luksi, luksi të zhgërryhet në luks.

Ndaj dhe takimi bëhej në sallën më luksoze të Nju Jorkut me kosto të karriges, 300 dollarë. Ndaj dhe me avion në 2 vite shpenzoi 21 mln euro, udhëtim me avion taksi.

Ky nuk e ndjen për ju të dashur pensionistë, rrini ju thotë, ky tallet me ju.

Po kur u thotë se trefishimi, katërfshimi i rrogave të ministrave, deputetëve, rrogës së tij ndikon mirë tek ju. A ka cinizëm më të madh se ky?

Nuk ka vend në botë në të cilën të ketë një rrogë sa 60 pensione mesatare. Nuk ekziston.

Nuk ka vend në botë të ketë një rrogë sa 10 rroga mesatare.

Nuk ka vend në botë të ketë një rrogë sa 20 rroga minimale.

Kjo është Shqipëria e tij.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …