Humbi jetën në masakrën e Shkodrës, flet e motra: Nesër do jem në protestë! Zoti është i madh!

Në masakrën e ndodhur në Shkodër pak ditë më parë humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, e cila u ndodh rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.

Motra e Flutura Bashës, foli ekskluzivisht në emisionin “me Zemër të ahapur” në News24. Motra e Fluturës së ndjerë tha se, ajo dhe bashkëshorti i saj, Bashkimi, kishin qenë duke shkuar te toka e tyre.

“Shkoftë e drejta në vend. Zoti është i madh. Nuk dua të flas më shumë sepse mbase bëj gabim. Nesër do të jem pjesë e protestës.

Ishte e dhimbshme që mbesa i nisi karafilat nga Belgjika “Çojani nënës”, tha mbesa. Flutura ma ka këputur njërin krah tani që iku”, tha ajo.

“E kishim lënë për kafe të shtunën. I thashë jam të shtunën dhe të dielën pushim, po vij me ty atje te toka. Nuk arritëm të shkonim. Do t’i shkoj nesër te varri t’i dërgoj lule”, tregoi ajo.

Gjithashtu, ajo zbuloi se gjendja e Bashkim Bashës është e rëndë.

“Fati i saj i keq, në moment të keq. Bashkimi është akoma në gjendje rreziku. Po shkonin te toka e tyre në bujqësi. Ishte dëmtuar shumë kishte marrë shumë plagë. Nuk di çfarë të them. Fati i keq i saj. Ka lënë dy vajza dhe një djalë”, tha motra e viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme, 15 mars …