Masakra e Shkodrës/ Berisha: Edi Rama s’gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk dënoi vrasësit e masakrës në Shkodër, ku sipsa tij janë vrasës të partisë-shtet.

Berisha tha se, Edi Rama edhe pse u pyet, s’gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet.

“Të dashur miq!

Në atë masakër humbi jetën një nënë e tre fëmijëve, një zonjë, një motër, bashkëshorte, tek kthehej nga puna tek fëmijët e saj. Ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, bashkëshorti i saj.

U ekzekutuan në publik dy të rinj, por gjer sot, gjer sot, ministri i krimit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për krimin e shëmtuar të bandës së qeverisë.

Gjer sot, prefekti apo kreu i bashkisë i instaluar nga banda e partisë nuk kanë guxuar të shqiptojnë një fjalë të vetme, për krimin makabër, masakrën, përgjakjen e qytetit dhe viktimat e pafajshme.

Mbrëmë kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, Edi Rama edhe pse u pyet direkt për këtë masakër, në një akt cinik të një shpirti katran, nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte familjet e viktimave.

Nuk gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet. U përgjigj se krimi sot, është më i zbrapsur se kurrë dhe se ajo vetëm ishte një tragjedi. Po se ishte një tragjedi nga përmbytja, apo aksident, apo masakër nga banda e partisë?

Pra kreu i narkoshtetit, lejtnantët e tij, nuk kanë guxuar, kanë kaluar dy ditë, të dënojnë aktin kriminal, masakrën e bandës së tyre. Të shprehin ngushëllime familjes së viktimave, sepse janë sponsorizuesit, frymëzuesit e masakrës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Telefonat e përgjuara të Veliajt nga burgu

Provat e reja të SPAK që shtynë seancën e së martës në Apelin e GJKKO …