Musk fitoi ‘betejën ligjore’, vazhdon të dhurojë 1 milion dollarë për votuesit pro-Trump

Një gjyqtar në Pensilvani refuzoi të bllokojë menjëherë dhënien e 1 milion dollarëve nga Elon Musk për votuesit, përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Gjatë një seance dëgjimore në Pensilvani, gjyqtari Angelo Foglietta deklaroi se do të pezullonte padinë ndërkohë që një gjykatë federale shqyrton mundësinë e shqyrtimit të rastit.

Vendimi për të zhvendosur çështjen i jep miliarderit mundësinë të vazhdojë dhënien e dhuratave, pasi çështja me shumë gjasa nuk do të zgjidhet para zgjedhjeve të së martës. Sipërmarrësi miliarder, i cili po shpenzon shuma të mëdha për të mbështetur Donald Trumpin, ishte urdhëruar të merrte pjesë në seancë, por nuk u paraqit, shkruan skynews.

Prokurori i Filadelfias, Larry Krasner, kërkon të ndalojë dhënien e këtyre parave më pak se një javë para zgjedhjeve të ngushta presidenciale mes Trumpit dhe kandidates demokrate, Kamala Harris.

Krasner, i cili ka promovuar çështje progresive gjatë kandidimit për prokuror, akuzon CEO-n e Tesla-s, Musk, dhe komitetin e veprimit politik, America PAC, për organizimin e një “skemë lotarie të paligjshme për të ndikuar tek votuesit”.

Musk ka dhënë çeqe prej 1 milion dollarësh për persona të përzgjedhur rastësisht që nënshkruajnë një peticion për mbështetje të lirisë së fjalës dhe të drejtave për armë.

Oferta është e kufizuar për votuesit e regjistruar në një nga shtatë shtetet që pritet të vendosin rezultatin e zgjedhjeve – Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.

About Krye Redaktor

Check Also

Raporti: Si Vuçiç përgjon opozitën dhe mediat me programet në telefona

Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë …