Berisha: Garantoj se asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro

Kreu i PD, Sali Berisha tha se, garantoj çdo pensioniste e pensionist se minimumi jetik prej 200 eurosh do të jetë baza mbi të cilën do llogariten pensionet.

Berisha tha se, të gjitha paratë janë, do ua marrim hajdutëve qeveritarë, do ia marrim Edi Ramës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, ministrave të tjerë të krimit.

Berisha: Ajo nënë, ajo motër u bë shembull guximi dhe frymëzimi për çdo shqiptar.

Të bashkohemi rreth këtyre të vërtetave.

Të bashkohemi siç u bashkuan qytetarët në Shkodër.

Të bashkohemi se kemi një të keqe.

T’u japim fund mashtrimeve.

Garantoj çdo pensioniste e pensionist se minimumi jetik prej 200 eurosh do të jetë baza mbi të cilën do llogariten pensionet.

Dhe se në Shqipëri nuk do ketë qytetar që nuk do marrë në muaj 200 euro, aq sa është llogaritur nga Avokati i Popullit me Organizatën Botërore të Punës.

Të gjitha paratë janë, do ua marrim hajdutëve qeveritarë.

Do ia marrim Edi Ramës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, ministrave të tjerë të krimit.

Prandaj miqtë e mi, demokrate e demokratë, opozitarë e opozitare, qytetare e qytetarë, sot më shumë nevojitet të ngremë gjithnjë më lart dallgën e mosbindjes civile.

Dallgën që do fshijë narkoshtetin nga Shqipëria.

Dallgën që do sjellë qeveri teknike.

Dallgën që do sjellë zgjedhje të lira, ndërrimin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …