Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar tha se, marshi i Shkodrës ishte një dëshmi se qytetërimi do fitojë ndaj barbarisë.
Berisha: Prandaj cilido që përpiqet sot t’ua shesë masakrën e 30 tetorit si një larje hesapesh mes bandash, mashtron dhe vetëm mashtron.
E vërteta është se është një krim i paralajmëruar dhe një krim i licencuar nga narkopolicia që vepron në Shkodër.
Ishte një krim që duhej të ndodhte në mënyrë që Edi Rama të merrte mandatin mbi krimin, siç mori kreu i bashkisë së qytetit, Benet Beci.
Miqtë e mi, ndonëse Arlindi, Hamzai dhe Flutura sot prehen në dheun e ftohtë të varrezave të Shkodrës, sot në rrugët dhe sheshet e qytetit, kujtimi i tyre u përjetësua, në marshin fisnik të shkodranëve dhe shqiptarëve që shkuan në Shkodër n marshim.
Sepse ai marsh i tregoi bandave, ai marsh i tregoi narkopolicisë, ai marshim i tregoi shefit të bandave dhe narkopolicëve, Edi Ramës se shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë.
Se shqiptarët nuk do frikësohen kurrë.
Se shqiptarët nuk do ta falin kurrë mandatin e deputetit që Edi Rama tenton ta blejë me gjakun e qytetarëve të Shkodrës.
Marshi i Shkodrës ishte një dëshmi se qytetërimi do fitojë ndaj barbarisë.
Se guximi qytetar nuk mposhtet nga asgjë.
Marshi i Shkodrës ishte një mesazh se opozita do triumfojë.
Marshi i Shkodrës ishte marshi i shqiptarëve që sot janë bashkë kundra së keqes!
Për këtë, të gjithë ju që sot rrugëtuat në rrugët dhe sheshet e Shkodrës, në orët e saj më të vështira, keni falenderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme.
Ne do fitojmë!
Miqtë e mi. Fitorja na pret.