Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel ka urdhëruar agjencinë Eurocontrol të ekzekutojë vendimin duke kaluar fondet e bllokuara në llogarinë e përmbaruesit të Becchettit.
“Në një vendim të datës 17 tetor 2024, gjyqtari i sekuestrimeve i Gjykatës së Shkallës së Parë Frëngjishtfolëse të Brukselit konfirmoi se vendimi duhet të zbatohej menjëherë dhe vendosi se Eurocontrol, që mban fonde për Republikën e Shqipërisë, ka detyrim ligjor për të transferuar fondet e ngrira për përmbaruesin e Becchettit,” zbulon Eureporter.
Dhe sipas vendimit, tashmë qeveria nuk ka më asnjë instrument për ta ndalur konfiskimin.
“Gjykata vendosi më tej se çdo apel nuk do të kishte një efekt pezullues në vendimin e konfiskimit,” zbulohet në vendim.