Pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit, opozita zhvendosi protestën në qytetin e Shkodrës, e treta në radhë për mosbindjen civile.
Në një intervistë për Syri Tv, nga protesta në Shkodër, ligjvënësi demokrat Edmond Sapho tha se nga krimi i organizuar, po humbin jetën dhe njerëz të pafajshëm.
Sipas Spahos, ngjarjet e fundit tregojnë qartë lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, për të mbajtur pushtetin e tij politik
Do jetë një marshim proteste, pasi ju e dini ngjarjen në Shkodër, ku humbën jetën 3 persona, por ajo që është dhe më e papranueshme është fakti që qytetar të pafajshëm të cilët shkonin në punën e tyre, humbën jetën nga krimi i organizuar.
Tregon qartë lidhjen e Ramës me krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin e tij politik.
Tregues është dhe lista e Durrësit, ku katër deputet të kësaj liste, janë individ të lidhur më krimin e organizuar.