Masakra në Dobraç/ Berisha: Nderojmë me 1 minut heshtje viktimat e këtij krimit të mafias shtetërore

Lideri i opozitës, Sali Berisha e nisi fjalimin e tij të përnatshëm me një minutë heshtje në nder të viktimave të masakrës së para pak ditëve në Shkodër.

”Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, dhe mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që shpërndajnë çdo natë të vërteta tek qytetarët shqiptarë.

Të dashur miq!

Mediat njoftuan se sot në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë Bashkim Basha, babai i 3 fëmijëve, bashkëshorti i të ndjerës, Flutura Basha. Viktimë e masakrës së licencuar nga Edi Rama, narkopolicia e tij, për narkobandën, me qëllim që të terrorizoj Shkodrën dhe të grabisë mandatin e tij.

Le të nderojmë ne, me një minutë heshtje viktimat e këtij krimit të mafias shtetërore.

I përjetshëm kujtimi i tyre.

Zotimi ynë është në dhe vetëm një, mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë. Përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Do ju sakatoj”/ Si i kërcënoi Rama deputetët socialistë që të mbronin Ballukun

Kërcënimet e Edi Ramës për socialistët kanë vahduar edhe në seancën plenare ku deputetët e …