Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë, Shqipëria më të shtrenjtin në rajon

Qytetarët e Kosovës kanë paguar çmimin më të ulët të energjisë elektrike në gjysmën e parë të vitit 2024, ose 7,4 euro për 100 kWh, sipas të dhënave të Eurostatit.

Pas Kosovës, qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës kanë çmimin më të ulët në rajon, duke paguar mesatarisht 8,5 euro për 100 kWh.

Bosnja e Hercegovina pasohet nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

Qytetarët kroatë paguajnë energjinë më të shtrenjtë në rajon – 14,7 euro, por edhe me atë shumë, Kroacia është ende në mesin e pesë vendeve të BE-së me çmimin më të ulët.

Sa për në nivel të Evropës, qytetarët në Gjermani kanë energjinë elektrike më të shtrenjtë, përkatësisht 39,5 euro për 100 kWh.

About Redaksia

Check Also

Bashkimi Europian reagon ndaj Ramës/ “Lejo SPAK të kryejë detyrën ndaj Ballukut”

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për Panorama Online, në lidhje …