CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi: Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon nga babëzia e Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë çmimin më të lartë të energjisë elektrike për shkak të babëzisë së zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, janë vjedhur 180 milion euro.

“Qytetarët e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, sipas EUROSTAT paguajnë MË LIRË çmimin e energjisë elektrike sesa qytetarët shqiptarë.

SHQIPTARËT paguajnë çmimin MË TË SHTRENJTË të energjisë për shkak të babëzisë së Belinda Ballukut për të vjedhur kudo. 180 milion euro të vjedhura vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, është e vetmja arsye pse shqiptarët detyrohen të paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në Rajon, edhe pse janë të bekuar nga Zoti me burime të shumta natyrore, që krijojnë të gjithë mundësinë për të patur një çmim më të lirë të energjisë elektrike, të paktën sa qytetarët e Kosovës”, tha ai.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …