Berisha: Raporti i KE konstaton se vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen, rrugën drejt BE-së po e bllokojnë Oltat e Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi duke komentuar raportin e KE tha se, vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen, rrugën drejt BE-së po e bllokojnë Oltat e Ramës.

Berisha: Demokracia, parlamenti dhe zgjedhjet janë vënë në pikëpyetje, thotë raporti.

Ky është funksionimi i tyre.

Ndër të tjera për shkak të një mjedisi thellësisht të polarizuar, kontrollit të kufizuar parlamentar mbi ekzekutivin dhe nevojës urgjente për reformën zgjedhore.

E konstatojnë se ai nuk do reformën.

Dështimit të vazhdueshëm të parlamentit, dëgjojeni pak.

Komisioni Evropian, për shkak të dështimit të vazhdueshëm të parlamentit për të zbatuar jo një, por disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, nuk zbatohen, shteti i të drejtës shkelmohet nga Padrinoja.

Pra, raporti ka një person në epiqendër, ka një bajloz, ka Padrinon Edi Rama.

Kontrollit të kufizuar parlamentar mbi ekzekutivin.

Ju jeni dëshmitarë, Edi Rama nuk pranon kurrë kontroll mbi veten e tij.

Njeriu i zhytur në skandalet korruptive multi miliarda siç është Porti i Durrësit, mbi 4 miliardë euro, siç janë fluturimet e tij në dy vite 140 fluturime me avion me 21 milionë, sa asnjë shtetar tjetër në botë. As sheikët apo sulltanët.

Tjetër, dështimi i vazhdueshëm i parlamentit për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

O të dashur qytetarë, rrugën drejt BE ua bllokojnë Oltat e Ramës.

E kuptoni apo jo?

Vjedh ajo me Olsi Ramën në call-centerat, vjedh ajo me këshilltarët e saj, vjedh ajo me të shoqin 10 mijë metër katrorë tokë publike dhe e shpall si private dhe Edi Rama nuk e lëshon se është bashkëaksioner me Oltën. Ja ku e keni Oltën këtu.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Vetëm në diktatura autokratike nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në të drejtën kushtetuese, ata që i përmbahen Kushtetutës, ndodh që përmbaruesi i këtyre vendimeve është vetë Presidenti i Republikës dhe kjo është Kushtetuta e Austrisë.

Kushtetuta e Austrisë njeh përmbarues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese vetë Presidentin.

Kurse këtu Padrinoja, kur vjen puna për Oltën, po pse për Oltën? Se Olta është ndrikulla e mafies Rama.

Ka qenë në Miçigan dhe ku ka qenë dhe vjen këtu e vazhdon atë aktivitet dhe shqiptarët paguajnë çmimin e damkosjes së tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Media po shkon drejt monizmit, ndrikullat e AMA-s me rekordin e tyre janë si të shkollës së talibanëve

Berisha: Media? Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes. Shqipëria s’është vend …