“Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK: Reago!

Një grup qytetarësh janë mbledhur në protestë mesditën e kësaj të enjte, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Protestuesit kanë zgjedhur të zhvendosin thirrjet e tyre përpara institucionit të drejtësisë, duke kërkuar përgjegjësi dhe reagim për zhvillimet më të fundit politike në vend, ku prej muajsh qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe kastës së vjetër politike.

Me pankarta në duar dhe thirrjet “Edi Rama dorëzo pushtetin”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, ndërsa janë shprehur se revolta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Media po shkon drejt monizmit, ndrikullat e AMA-s me rekordin e tyre janë si të shkollës së talibanëve

Berisha: Media? Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes. Shqipëria s’është vend …