BE përgatitet për rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ndërsa zgjedhjet në SHBA janë disa orë larg, liderët e BE po përpiqen të përgatiten për kthimin e mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Politico|”

Analistët politikë dhe anketuesit në të gjithë kontinentin e shohin gjithnjë e më shumë ish-presidentin republikan të përgatitur për një nga rikthimet më mahnitëse në histori, sipas Politico.

Kjo nuk do të thotë se ata nuk i japin Kamala Harris një shans të lartë për të qenë fituesja e madhe, por zgjedhja e saj do të ishte kryesisht një vazhdim i status quo-së.

Por një fitore e Trump do të dërgonte një valë paniku në një kontinent pa timon që tashmë po përpiqet të lundrojë mes dy luftërave në periferi të tij.

About Krye Redaktor

Check Also

Akuzat ndaj tyre/ Prokurorët në Hagë kërkojnë 45 vite burg për Hashim Thaçin

Prokuroria pretendon se ata kryen ndalime arbitrare, tortura, vrasje dhe përndjekje, përfshirë edhe ndaj shqiptarëve …