Buxheti parashikon zero rritje të pagave dhe injoron totalisht shëndetësinë, arsimin, fermerët dhe biznesin

Gjatë analizës së buxhetit 2025 të paraqitur nga qeveria Rama, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se, ky buxhet parashikon zero rritje pagash dhe injoron totalisht shëndetësinë, arsimin, fermerët dhe biznesin.

“Të kthehemi pak çfarë mbetet nga buxheti më i madh në histori për qytetarët shqiptarë?

Për shërbimin shëndetësor, investohet gjithsej 2.5 përqind e Prodhimit të Brendshëm.

Për arsimin, 2.9, por mos harroni se shpenzimet totale janë rritur me 6.7 përqind.

Pra, shpenzimet në këto dy fusha rriten pothuajse 3 herë më pak se në fushat e tjera.

Fusha që kanë lidhje direkt me qytetarin, me shëndetin, me fëmijët e tyre.

Çfarë ndodh me rrogat?

Zero rritje rrogave në vitin 2025.

Çfarë ndodh me fermerët?

Trajtim qesharak i paimagjinueshëm.

Taksa ndëshkuese TVSH nuk ndryshon dhe lihen gjithsej 40 milionë për ata të cilët japin mbi 20 përqind të prodhimit bruto të vendit.

A mund të imagjinoni ju 40 milionë euro për ata që përbëjnë 40 përqind të popullatës së vendit dhe japini 20 përqind? Atyre u thuhet falimentoni, falimentoni, falimentoni.

Çfarë ndodh me bizneset? Sa u kalon nga ky buxhet bizneseve që janë gjeneratorët e tij? Jo vetëm që nuk ulen taksat, por rriten përsëri taksat dhe përveç tyre, parashikohen që nëpërmjet metodave arbitrare, të paguajnë edhe 500 milionë euro më tepër.

Pra, a nuk është ky një injorim total për bizneset në Shqipëri?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Berisha nis festat e fundvitit me qëndresatarët e “Rrugës së Shpresës”

Sali Berisha mund të ishte kudo, por në mbrëmjen e 18 dhjetorit zgjodhi të ishte …