Berisha: Këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura do paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke iu referuar korrupsionit galopant dhe shpenzimeve marramendëse të mazhorancës socialiste për luksin e tyre persona, theksoi se kanë për ta paguar qindarkë për qindarkë.

‘Këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura, këta do të paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij te protesta maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Ky është pra, mashtruesi, hajduti që mendon se mbulon vjedhjet e tij me mashtrime. Mendon se, arrin të mashtrojë punonjësit, qytetarët, arrin të mashtrojë pensionistët dhe me cinizëm tallet me ta.

E vërteta është, se prej 6 apo 7 vitesh që merr taksën e rrugës së kombit, objekti i vetëm i ndërtuar është ajo urë. Nuk ka ndërtuar një km2 në rrugën Milot-Rrëshen.

Ndërton aeroportin më të madh në Ballkan në Vlorë për të gjobitur shqiptarët me tarifën e qindra mijërave biletave të munguara, ndërkohë ka angazhuar televizionet kombëtare në një propagandë të turpshme mashtrimi ku gjysmën e lajmeve ua kushtojnë mashtrimit të qytetarëve dhe lustrës së narkodiktatorit.

Miqtë e mi, në parlament së bashku me qytetarët, së bashku me pensionistët, së bashku me studentët, me të rinjtë do bëjmë një betejë që betejë që parlamenti s’e ka parë për vendosjen e minimumit jetik për çdo shqiptar.

Këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura, këta do të paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre. Parlamenti do të jetë i qytetarëve, ndaj dhe vendosja e minimumit jetik është beteja jonë.

Asnjë shqiptar më pak se 200 euro në muaj! T’ua marrim hajdutëve, t’ua marrim qeveritarëve, t’ua marrim zyrtarëve, narkozyrtarëve, t’ua marrim trafikantëve. T’ua marrim oligarkëve, t’ua kthejmë qytetarëve, t’ua kthejmë pensionistëve.

Është radha, është radha jonë!

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …