Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga masakra në Shkodër. Mëngjesin e kësaj të diele ka ndërruar jetë dhe 67-vjeçari, Bashkim Basha, i cili mbeti i plagosur rëndë, nga atentati në Dobraç të Shkodrës, ku viktimë mbeti edhe bashkëshortja e tij, Flutura Basha, së bashku me shënjestrën, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Tedi Kopliku, anëtar i Departamentit ‘Brain Gain dhe Ekselenca në Partinë Demokratikë foli në studion e Syri Tv për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.
Kopliku tha se, shteti duhet të marrë përsipër sigurinë, pasi ngjarja në Shkodër është vazhdimësi e disa ngjarjeve të tjera, si ajo e Elbasanit dhe Durrësit, ku autorët dihen por policia nuk gjen përgjegjësit e krimit.
“Ishte një vrasje e paralajmëruar, 3 javë më parë u bë denoncimi në policinë e shtetit, dy persona drejtonin automatik përballë në pedonale, kua ty mund të ishte secili nga ne.
Kompetenca e parë që i delegojmë shtetit, është siguria dhe rendi. Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, sigurisht që krimi ka ekzistuar dhe do jetë gjithmonë, problem është marrëdhënia e shtetit me krimin.
Është vazhdim i disa ngjarjeve në qytetin e Shkodrës, po edhe në atë të Elbasanit dhe Durrësit, ku autorët dihen por policia nuk gjen përgjegjësit e krimit.
Shteti duhet të marrë përsipër sigurinë. Qeveria ka ardhur me krimin në pushtet, e mban me krimin dhe jeton për krimin, ku kemi rastin e deputetit të Durrësit.
Qytetarët kanë frikë për të jetuar dhe reaguar aty, është qyteti më i braktisur, pasi është nën terror.
Frika vritet me anë të reagimit. Secili prej nesh mund të ishte aty”, tha Kopliku.