Berisha: Punët publike, 10-fish i çmimit që ndërtohet sot në Kroaci! 90 % të këtij çmimi i vjedh Lubia me Edi Ramën

Gjatë fjalës në konferencë me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha tha se, punët publike ndërtohen me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci. Berisha tha se, 90 % të këtij çmimi i vjedh Lubia me Edi Ramën.

“Është bërë i tmerrshëm mekanizmi i vjedhjes së shqiptarëve me punë publike.

Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Këto punë ndërtohen sot në Shqipëri me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci.

90 përqind të këtij çmimi i vjedh Lubia me Edi Ramën.

Se si shkatërrohen punët publike, modeli më klasik në historinë e tyre është Unaza e Madhe e Tiranës.

Ju duhet ta dini se kjo unazë 27 km në të gjithë gjatësinë e saj, nga të cilat 3 km e para ishin të mbaruara në vitin 2013, nga viti 2013 gjer sot ka përfunduar vetëm gjysma e kilometrave të mbetura.

Këtë vit dhe në vazhdim janë për t’u ndërtuar edhe rreth 12-13 kilometra të tjera.

Por çfarë ka bërë Lubi Balluku dhe Edi Rama?

A mund të imagjinoni ju që të copëtojë për të vjedhur njëlloj siç copëtonte Edi Rama lejet për pallatet, e ka ndarë në 14 lote në mënyrë që në çdo lot të vidhet, të vidhet dhe vetëm të vidhet.

Të rikthehemi pak, ja pra pse ky është buxheti i vjedhjeve të mëdha, i ndëshkimit me vepra publike të qytetarëve shqiptarë.

I shndërrimit të këtyre veprave nga të dobishme, të leverdishme, në të paleverdishme, në disfatë, në dështim për qytetarin.

Merrni pak investimin që bëhet këtë vit, Bradashesh-Peqin, 160 milionë euro.

Ju kërkoj njerëzisht ju, anëtarëve të medieve, të shkoni ta bëni atë distancë dhe të shihni çfarë trafiku ka.

Unë nuk jam për moszgjerimin e rrugëve, por jam pa diskutim për një rend në të cilin duhet të sigurosh leverdishmërinë ekonomike dhe jo të ndëshkosh qytetarët me investime të tilla”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Në 8 vitet e qeverisjes së PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, PS vetëm në një sesion përjashtoi 46 deputetë

Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, në 8 …