Sipas një denoncimi të ardhur në adresë të kreut të PD, Sali Berisha, nipi i drejtuesit të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, ka përplasur me makinë një efektiv të Policisë Lezhë, pasi këta të fundit e kishin ndaluar pasi kishin informacion se brenda mjetit kishte armë.
‘Në orën 15:00 në fshatin e quajtur Kallmet kemi ndaluar një makinë tip Audi të bardhë, që kishim informacion që lëvizte i armatosur. Mjeti tip Audi ndaloi por sa u afruam për të komunikuar me të përplasi kolegun dhe u largua. Në ndjekje e sipër e braktisi makinën dhe u largua në këmbë. Brenda në makinë kishte maska dhe armë por kur e dërguam për kqyrje në komisariat, makina rezultoi në emër të Eriseldo Voci, nipi i Tonin Vocit drejtuesit të Policisë Tiranë’, thuhet në denoncim.
Gjithashtu sipas denoncimt në adresë të kryedemokratit, thuhet se ‘me urdhër të drejtorit Alfred Elezi, makina u lirua dhe personi nuk u shoqërua fare edhe pse mjeti tip Audi me targë AB 257 IH është makina e nipit të Tonin Vocaj’.
Postimi i plotë
Policia fsheh krimin.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!
Pershendje Doktor
Po te shkruaj per nje rast te pa precedent qe ka ndodhur diten e shtun dt 2 .
Une qe po te shkruj jam nje oficer policie ne drejtorin e policis lezhe ne oren 15-00 ne fshatin e quajtur kallmet kemi ndaluar nje makin audi te bardh qe kishim i formacion qe leviz i armatosur mjeti audi ndaloj por sa u afruam per te komunikuar me te perplasi kolegun dhe u largua ne ndjekje e siper e braktisi makinen dhe u largun ne kemb brenda ne makin kishte maska dhe arm por kur e derguam per kqyrje ne komisariat makina rezultoj ne emer te eriseldo voci nipi tonin vocit drejtuesit te policis tirane
Me urdher te drejtorit alfred elezi makina u lirua dhe personi nuk u shoqerua fare mjeti audi me targ ab257ih esht makina e nipit te tonin voci
Ndersa mjeti polo esht mjeti qe po e ndjek i policis lezhe aa323us
Doktor verifikoje kto qe te thash sepse kolegu im ka vajt ne spital per mjekim dhe po na marrin jeten kriminelat me drejtuesit tone duke na ekspozuar tek krimi