Përse Eni?!

Iva GRILLO

Gazetarja Eni Vasili ka postuar nje status te gjate ku ka kundershtuar letren qe deputetet opozitare i kane derguar organizmave nderkombetare ne lidhje me konfliktin e interesit te bashkeshortes se kryesministrit si kontributore/ bashkeshkruese e raporteve nderkombetare – raporte qe presupozohet te jene te pavarura dhe te bera nga monitorues qe nuk kane lidhje te drejteperdrejta apo te maskuara me qeverine shqiptare.

Arsyet qe gazetarja Vasili jep ne statusin e saj jane disa, por ato te parat lidhen me pelqyeshmerine/ shoqerine qe zonja Vasili ka ndaj/me bashkeshorten e kryeministrit (?!).

Lista e arsyeve te gazetares Vasili fillon me arsye “emocionale” ku ajo permend njohjen/ miqesine e vjeter qe ajo ka me zonjen Rama, faktin se zonja Rama mban vete çantat e pazarit (?!), se i ka bere nje parathenie te bukur te librit te saj dhe vazhdon me faktin se Zj. Rama neper tavolina me shoqet ndodh qe edhe kritikon ndonje politike te te shoqit…

Me pas gazetarja Vasili vendos me ne fund te futet ne ujera politike: pyet perse opozita u kujtua kaq vone dhe madje te jape dhe nje verdikt mbi opoziten dhe alternativen qe jep ajo…

Nuk mungon ne fund edhe krijimi narratives viktimizuese burra-gra, ku i behet kritike opozites qe po merret me nje “grua”…

Ne fakt, kur flitet per konflikt interesi, gazetarja Vasili duhet te rikujtohet, qe karakteristikat personale, aftesite e individit apo edhe te qenurit burre-grua nuk kane asnje rendesi.

Edhe nje mik i mrekullueshem, ekspert i jashtezakonshem, burre apo grua qofte, mund te ndodhe te jete ne konflikt interesi-per aq kohe sa pozicioni i tij e ben te pamundur qenien e tij/saj te paanshem ose te perceptuar si te paanshem ne çeshtje te caktuara.

Madje, ne qoftese dikush ka integritet te vertete, nuk ka nevoje te prese t’ia vere ne dukje dikush tjeter konfliktin e mundshem te interesit.

Ndersa persa i perket kritikes qe gazetarja Vasili ka per vonesen e opozites ne venien ne dukje te ketij konflikti interesi, mire do te ishte te ishte bere me heret… por gjithsesi me mire vone se kurre dhe besoj se gazetarja Vasili dhe gjithe qytetaret duhet te jene te kenaqur qe me ne fund nje çeshtje e tille ka marre vemendjen qe duhet te kishte marre prej vitesh.

Gazetarja Vasili ndoshta nuk i reziston dot deshires per te dhene edhe verdiktin mbi ate qe mendon per opoziten shqiptare, por ne fakt pyetja kryesore qe lind pas kesaj nuk eshte: “Perse merret opozita me Linden ?!… se fundi i fundit opozita eshte ne te drejten e saj te zbuloje fijet e influences se kryeministrit ne institucionet nderkombetare… qofte kjo influence e bere nga burra apo gra, bashkeshorte apo shoke, lobiste apo partnere…

Pyetja kryesore eshte perse gazetaret qe detyre kryesore duhet te kene zhbirilimin, dyshimin dhe ndjekjen e lajmit, vendosin te hidhen me koke ne mbrojtjen e nje konflikti te paster interesi…

Pyetja kryesore ne kete rast nuk eshte: “Perse me Linden?, por “Perse Eni?!”

About Krye Redaktor

Check Also

Me sy e vesh nga Venecia

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, …