Trump i sigurtë për fitoren: 5 Nëntori, do të jetë Dita e Çlirimit në Amerikë

Trump deklaron si sigurtë fitoren e zgjedhjeve presidencaile të së martës.

Republikani Donald Trump ka nisur takimin e tij të dytë elektoral në ditën e fundit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duke u ndalur në Pensilvani pas më herët vizitoi Karolinën e Veriut.

Fjalimi i tij i deritanishëm është fokusuar në retorikën e tij se emigrantët e paligjshëm janë të rrezikshëm dhe se ai do t’i dëbojë ata, nëse zgjidhet.

“5 Nëntori 2024 do të jetë Dita e Çlirimit në Amerikë. Në ditën e parë, unë do të nis programin më të madh të dëbimit të kriminelëve në historinë amerikane. Ne do t’i nxjerrim jashtë”, u shpreh Trump.

Pas Pensilvanisë Trump do të ndalet në Pittsburgh, pastaj në Grand Rapids, Michigan për paraqitjen e tij të fundit të ditës.

About Krye Redaktor

Check Also

Miku i Ramës, Vuçiç në prag të largimit nga protestat, reagimi i tij: Nuk do të iki si Asad

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën shërbimet e huaja të zbulimit se po …