Berisha: Çdo i moshuar merr sot të paktën 30% më pak pension se në vitin 2013

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal sërish te pensionet qesharake me të cilat Edi Rama është tallur me moshën e tretë në Shqipëri, duke i lënë në mëshirë të fatit përgjatë 12 viteve të tij në qeveri.

‘Çdo i moshuar merr sot të paktën 30% më pak pension se në vitin 2013’, theksoi Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

“Të dashur miq!

Këto ditë ka ardhur projektbuxheti në parlament, e kam deklaruar dhe e deklaroj, se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori. Cilido që të mos besojë këtë e ftoj ti shtrojë vetes një pyetje; çfarë ka ndodhur me 57 miliardë euro të buxheteve nga viti 2014 e gjer sot.

Qytetarëve shqiptarë u them se, nga këto 57 miliardë euro, vetëm 7.5 miliardë euro janë pagesat 10-vjeçare të rrogave të shqiptarëve.

Çfarë ka ndodhur me 50 miliardë euro?

Të dashur miq!

Me 50 miliardë euro, me majë të lapsit, me vërtetësi absolute, garantoj çdo shqiptar se nëqoftëse do të ishte përcaktuar si parim, se buxheti është i qytetarëve dhe jo i qeveritarëve, sot në Republikën e Shqipërisë nuk mund të kishte kurrë pension ndën 300 euro.

Sot në Republikën e Shqipërisë nuk do të mund të kishte kurrë, rrogë minimale ndën 500 euro.

Sot në Shqipëri nuk do të kishte kurrë rrogë mesatare ndën 1200 euro.

Por çfarë ndodhi, çfarë ndodhi o miq?

Me gjithë 57 miliardë euro, taksa të qytetarëve shqiptarë, biznesmenëve shqiptarë, taksa të tyre, pensionet nuk u rritën asnjë qindarkë.

Ato u indeksuan në masën 27%, ndërkohë që vetëm për tu indeksuar sipas rritjes së çmimeve duhet të rriteshin 52%. Pra miq çdo pensionist merr sot të paktën 30% më pak se në vitin 2013”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …