Berisha: Ky hajdut, më i madh i të gjitha kohërave, meriton të largohet dhe të pësojë fatin e çdo diktatori

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij tek “Rruga e Shpresës” se, kjo bandë e pashpirt që i don shqiptarët vetëm për t’i vjedhur dhe zbuar nga Shqipëria, duhet të largohet një minutë e më parë.

Berisha: A mund të imagjinoni ju që pllakat në sheshet e bashkive kanë kushtuar dy herë e gjysëm, 250 për qind më shumë se Rruga e Kombit, me urat dhe tunelet e saj.

Kjo bandë e pashpirt që i don shqiptarët vetëm për t’i vjedhur dhe zbuar nga Shqipëria, duhet të largohet një minutë e më parë.Ndaj të dashur miq, të vazhdojmë ne betejën pa kthim, mosbindjen civile si rruga e vetme, si rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ky tradhëtar, ky armik i egër i qenies së shqiptarëve, ky hajdut më i madh i të gjitha kohërave, meriton të largohet dhe të pësojë fatin e çdo diktatori, e çdo kryehajduti.

Mosbindja civile, qeveria teknike, zgjedhje të lira.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …