Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin valët për të mashtruar qytetarët

Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi vetëcensurimin e mediave me licensë kombëtare të kontrolluara nga qeveria.

Barisha tha se, valët janë pronë publike, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin ato për të mashtruar qytetarët.

“Të dashur miq!

Një krim i tmerrshëm po kryhet ndaj shqiptarëve në fushën e informacionit.

Në një kohë kur valët janë pronë publike e qytetarëve, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin ato për të mashtruar qytetarët.

I përdorin ato për të përhapur mashtrimet e Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Nuk sheh ndonjë vend tjetër ku qeveritarët, zyrtarët të zëvendësojnë gazetaret, gazetarët dhe kronikat e tyre, vetëm e vetëm se ato duan me çdo kusht të gënjejnë, të gënjejnë të mbulojnë vjedhjet e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kjo ishte java e opozitarëve! 10 shkurti ishte dita e guximit dhe dinjitetit të shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët, theksoi rëndësinë historike të 10 shkurtit …