Hidhet në erë me tritol godina në Vorë, ja kujt i përket

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një godinë boshe në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, ku policia tha se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

U bë me dije se bëhet fjalë për një garazh të marrë me qira nga Kozak Braçi personazhi i Tik-Tokut. Më herët i kanë djegur edhe një automjet.

Ambientin e kishte marrë me qira ku priste të bënte një investim.

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por po hetohet mbi konfliktet e mundshme. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorit.

About Redaksia

Check Also

Raporti për integrimin, Vokshi debat me socialistët: Po fshihni të vërtetën!

Nënkryetarja e Komisionit të Jashtëm, Albana Vokshi, ka debatuar me socialistët në lidhje me raportin …