Ura pa këmbë në Kukës dhe qeveria Rama!

Nga Flamur HOXHA

Nuk kënaqet opozita me “këputje te këmbëve” për urën e ndërtuar në katër vite zoti Rama, të ndërtuar me taksat e traut të Udhës së Kombit që qeveria e Partisë Demokratike e ndërtoi për tre vite, bashkoi kombin, bashkoi Shqipërinë me Kosovën dhe rajonin!

Kuksianët nuk kënaqen që bien të flenë me pasuri tokësore e nëntokësore midis dy drinave plot ujë e zgjohen cdo ditë të vjedhur nga qeveria, në skamje e emigrim!

Kuksianet nuk kënaqen kur të rinjve u mbylle universitetin e Kukësit dhe familjeve ua largove prej votrave fëmijët drejt emigrimit, nuk kënaqen kur rrugët për në çdo fshat mungojnë e klasat nëpër shkolla zbrazen e mbyllen, nuk kënaqen kur uji i pijshëm vjen kur do ti e depozitat e ujit ngjyrosin çdo cati shtëpie e tarracë pallati!

Kuksianët nuk kënaqen me aeroport nderkombetar pa fluturime e pa pasagjerë, me stadium kombëtar shkallë bosh pa popull e pa tifozë.

Po…Po ata nuk kënaqen sepse janë në papunësi, mbi 4000 familje presin si lëmoshë ndihmën ekonomike dhe e vdekur me kohë sipermarrja private nuk eksiston.

Kuksianët nuk kënaqen pasi ura e re hyrjen për në shtëpitë e tyre dhe me gjasa pamundësinë e ardhjes së miqve nuk do ta kenë më nga dera por do duhet nga tani e tutje ta kenë nga dritarja!

Partia Demokratike dhe populli kuksian nuk do të pajtohet kurrë që qyteti i tyre kandidat per cmimin Nobel për mikpritje e bujari të mbajë njollën që i vure dhe po ja lë: Qarku Kukës, qarku më i varfer në Shqipëri!

About Redaksia

Check Also

Me sy e vesh nga Venecia

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, …