Analiza e BBC: Çfarë rikthimi i jashtëzakonshëm!

Donald Trump fiton edhe zyrtarisht. Ai ka siguruar 279 vota të Kolegjit Elektoral, kurse Kamala Harris 2019. Trump ka mbi 70 milionë vota, duke fituar edhe votën popullore, diçka që nuk e kishte arritur as në vitin 2016

Nga Anthony Zurcher, BBC

Donald Trump e bëri sërish. Tetë vjet pas fitores mahnitëse ndaj Hillary Clinton, dhe katër vjet pasi Joe Biden e dëboi atë nga Shtëpia e Bardhë, ish-presidenti tani është presidenti i ardhshëm.

Fitorja e tij përfaqëson një rikthim të jashtëzakonshëm për një njeri që u largua nga presidenca mes rrënojave të 6 janarit, me reputacionin e tij në dukje të shkatërruar. Pasi u dënua ashpër nga demokratët, dhe madje edhe nga disa republikanë, ai u nis në një udhëtim katërvjeçar që e ktheu në majat e fuqisë amerikane.

Trump ishte nganjëherë i papërqendruar dhe gërryes në fjalimet e tij në tubime, por ai e rrethoi veten me një staf të zgjuar dhe profesional. Sondazhet treguan se amerikanët i besuan Trump në dy çështjet kryesore të këtyre zgjedhjeve – emigracionin dhe ekonominë – dhe fushata e tij e përcolli fuqishëm mesazhin e tij mbi këto çështje.

Ndërsa ekipi i Trump dukej fillimisht i pasigurt se si do të trajtonte kalimin e stafetës nga Biden te Kamala Harris, ish-presidenti përfundimisht gjeti bazën e tij dhe e ktheu valën e ndjenjave kundër pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.

Tani ai ka edhe katër vjet për të qeverisur – këtë herë me një organizatë politike më të zhvilluar pas tij, e etur për t’i kthyer në realitet premtimet e tij të fushatës.

About Redaksia

Check Also

Scholz shkarkohet në Bundestag, të djathtët drejt fitores së zgjedhjeve me 23 shkurt në Gjermani

Kancelari Olaf Scholz humbi votë-besimin në parlamentin gjerman të hënën, duke e çuar shtetin me …