Çelësi i suksesit të Trump

Telnis SKUQI
Çelësi i suksesit të Partisë Republikane Amerikane dhe i kandidatit për President, Donald Trump, ishte mobilizimi masiv i vullnetarëve. Mbi 200,000 individë u angazhuan për të ofruar mbështetje për çdo qytetar që kishte nevojë, duke siguruar transport, informacion dhe ndihmë në çdo hap të procesit zgjedhor 2024.
Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të ndjekë këtë shembull, duke investuar qysh sot në një organizim të fuqishëm me vullnetarë që kanë për qëllim t’i shërbejnë çdo votuesi, pa dallim.
Në këtë kontekst, demokratët shqiptarë nuk duhet të përpiqen të mundin patronazhistët me të njëjtën monedhë. Ata duhet të krijojnë një organizim që është gjithmonë aty për qytetarët, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë pengesat logjistike, duke ofruar informacione të sakta dhe duke garantuar që askush të mos mbetet jashtë procesit zgjedhor.
Ka ardhur koha që Partia Demokratike e Shqipërisë të ndërtojë një ushtri të vullnetarëve, sidomos vullnetarë nga diaspora, të përkushtuar dhe të vendosur për të ofruar mundësitë më të mira për qytetarët shqiptarë.
Ky është një model që ka dhënë rezultate pozitive, dhe është koha që të vijë edhe në Shqipëri për të krijuar një proces zgjedhor më të hapur, më të drejtë dhe më të angazhuar për çdo votues.
Patronazhistët janë një model që ofron kontroll dhe orientim të drejtpërdrejtë mbi mbështetësit, ndërsa vullnetarët që ofrojnë ndihmë për votuesit pa marrë parasysh përkatësinë politike janë më të besueshëm për njerëzit që kërkojnë një lidhje të sinqertë dhe një ndihmë praktike për të votuar.
E thënë më shkoqur: Partia Demokratike në vend që të përpiqet të kundërshtojë patronazhistët me të njëjtën monedhë, duhet të fokusohet tek vullnetarët dhe të rrisë një prani e vazhdueshme për të ndihmuar votuesit, veçanërisht në zonat rurale dhe ato më të largëta. Ky model jo vetëm që i shton transparencën procesit, por gjithashtu forcon lidhjen e PD-së me komunitetet dhe rrit motivimin për pjesëmarrje.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha, takim me diasporën në Londër me 17 nëntor

Kryetari i PD, Berisha do të takoje demokratët në diasporë. Takimi është planifikuar për diasporën …