Trump: Fitore madhështore për popullin amerikan, do ju bëj të lumtur dhe krenarë!

Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është drejtuar me një fjalim mbështetësve të mbledhur në selinë e fushatës së tij në Floridë.

Ai e cilësoi fitoren në këto zgjedhje një lëvizje e pabesueshme që askush se kushte parë duke premtuar se do të bëjë gjithçka për t’i bërë krenarë amerikanët.

Trump tha: “Ne do të ndihmojmë vendin tonë të shërohet”, ndërsa u zotua të rregullojë kufijtë, duke shtuar se ai dhe partia e tij bënë histori për një arsye.

“Kjo është një fitore madhështore për popullin amerikan, që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe,” shton ai, duke përdorur sloganin dhe frazën e tij të fushatës.

About Redaksia

Check Also

Del telefoni “Tesla Pi 2026” me çmim 173 USD, me internet Starlink, karikim diellor dhe kontroll të valëve të trurit

Më në fund është e vërtetë: telefoni Tesla Pi 2026 me çmim 173 dollarë arrin …