Bardhi-ministrit: Vëllai yt hajdut do të marrë në qafë edhe Ballukun! Je ushtar i bandës së Troplinëve

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Teksa ministri i Brendshëm e quajti Gazment Bardhin “një gënjeshtar përsëritës”, kreu i Grupit të PD-së iu drejtua duke thënë që “yt vëlla do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun”.

“Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë”, tha Bardhi, duke hedhur akuza se vëllai i ministrit “është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë”.

Hoxha: Në pikëpamjen e analizës psikokriminale që kam për shkak të detyrës t’i futesh te njerëzit gënjeshtar. Tani që ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon kjo është e vërtetë. Policia ka bërë detyrën. S’ka hyrë në Kuvend. Turma që drejtohej nga ty po sillej drejt institucionet kushtuese. Policia ishte në detyrë dhe mbrojti kuvendin.

Bardhi: Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty dhe tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Ballukun bashkë me të. Është një hajdut në OSHEE që vjedh paratë e shqiptarëve. Ju jeni tufë dhe jo ne. Nuk e di nëse e lexove SMS që dërgoi Rama apo SMS-të të bandës së Troplinëve të Durrësit, ushtar i së cilës je ti.

Je një njeri, ushtar i bandave të Durrësit që në marrëveshje me njëra-tjetrën të kanë zgjedhur ty ministër të Brendshëm, dhe kjo s’është gënjeshtër, e dinë mirë kolegët e PS-së, ministrat kolegë të tutë, e dinë mirë zotrote, se ke shkuar dhe shkon i falesh bandave të Durrësit dhe familjes së madhe, organizatës, se nuk ia di as emrat që quhen kur bëhen bashkë 4 apo 5, je përfaqësues i tyre, kartelit.

Mos guxo kurrë të na drejtohesh mua apo deputetëve të opozitës mes epitete, sepse mund të vendosim nja 20 epitete të merituara.

Bardhi-Ballukut: Dhe ti zonjë shkarkoje vëllain e atij, mos mbani hajdutë atje.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …