Bylykbashi: Nuk doni të diskutoni as buxhetin se ua kontrollon modeli i Durrësit me firmë të Ramës, ata i kontrollojnë paratë

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha në Kuvend se, puna e opozitës është kontrolli mbi maxhorancën, por se nuk po lejohen. Ai solli si kujtesë raportin e Komisionit Europian, teksa theksoi se maxhoranca është ajo që është një pozicion jashtë loje.

“Ishte gjykata, madje dëgjova se ta ankoni, pra qëndroni ende në paligjshmëri. Se ju jeni ata që thoni se nuk zbatoni vendimin e gjykatave.

Ju duhet të garantoni që kjo sallë të qeveriset nga rregullat. Ato që dëgjuam ne këtu është që ministri u drejtohet me atë ton e leksik deputetëve të opozitës. Miratimi në këtë vit, në mars i një rregulloreje kampi përqendrimi, si të suprimoni fjalën dhe kontrollin e opozitës, madje të thirrni edhe forcat speciale në parlament.

Nëse ka mënyrë më të mirë për të kontrolluar qeverinë, është si bëni buxhetin, këtë nuk doni. Nuk doni as buxhetin faktik, se ua kontrollon modeli i Durrësit me firmë të Ramës, ata i kontrollojnë paratë, se na duhen para zgjedhjeve t’i harxhojmë. Për këtë arsye e shtyni përpara, ju përsëri shtyni në këtë situatë që të keni kontroll. Ne do t’ua nxjerrim ujin e zi me gjithë sa keni bërë,.

Duke shkelur të drejtat e opozitës në parlament, tregoni se si ju shkelni paratë e shqiptarëve në mënyrë kriminale”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Blinken ‘dekoroi’ Dumanin me medaljen “McGonigal”

Në ditët e fundit të tij në Departamentin e Shtetit, Blinken i bëri një tjetër …