Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores

“Shqipëria e ripërtërirë kërkon një PD të ripërtërirë. Dhe vetëm një forcë vitale, funksionale, që afron rreth vetes vlerat më të mira, do të mund të jetë parti e shpresës, parti e fitores, parti e të ardhmes”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë ‘Foltores së Ripërtëritjes’ në Korçë.

Berisha u ndal te problemet e fermerëve shqiptarë, duke akuzuar qeverinë se nuk u ka krijuar kushte të barabarta konkurrence me fermerët e vendeve të rajonit. Ai solli si shembull subvencionet dhe situatën e blegtorëve, duke pretenduar se importet kanë dëmtuar prodhuesit vendas.

Berisha: Por miqtë e mi, që ne të transformojmë këtë vend, që fermeri korçar, i cil është më punëtor se çdo fermer tjetër, se asta në Maqedoni, se kudo, ua them unë ju, të konkurrojë me dinjitet me fqinjët, ata marrin 6 herë subvencione më shumë se sa fermerët e Korçës.

Si do ia bëjë ky pastaj? Nga do i dalë?

Dhe mbi të gjitha shkon në mënyrën kriminale hap kufinjtë me Ballkanin e Hapur dhe natyrisht e bën të pamundur çdo lloj konkurrence.

E tregova edhe një ditë në një takim tjetër, kam një mik, kushëriri i të cilit është çoban dhe unë e njoh atë çobani. Çobani, një tufë 300 delesh, krenar dhe më tregonte se çfarë bënte. I them mikut, ku shkove për pushime? Më tha shkova te kushëriri, tek ky.

Si ishte?

Jo mirë, tha.

Pse?

Ai fitimet i nxirrte me qengja. Shiste qengja, tani qengjat futeshin nga Serbia dhe nuk i leverdiste më qengji atij.

Dhe ai tani po shkonte drejt likuidimit të tufës.

Po sa fermerë kanë falimentuar për shkak të Ballkanit të Hapur që është kryekëput interesi i një vendi tjetër?

Ta bësh këtë do të thotë që ti nuk ke ndjesitë më minimale ndaj këtyre njerëzve që punojnë, që djersijnë, që nxjerrin kafshatën e gojës me djersën më të madhe. Ti nuk pyet për ta.

Naftën, rritet nafta për shkak të Hormuzit, të gjitha vendet e tjera ulin taksën, japin kompensimin, kurse ky asnjë ndërhyrje.

Sheikët vijnë me jahte dhe marrin 500 mijë litra naftë gjer në 1 milion me 500 lekë në Durrës dhe shkon një drekë me kaviar dhe shampanjë ky me ta.

Po ato më mirë jepja fshatarëve ti me 500 lekë atë naftë.

Nuk ka asnjë lloj ndjesie, asnjë ndjesi, as ata, as ata që ka përreth.

Ndaj dhe ky transformim do të jetë e thellë.

Kjo betejë e jona, kjo ripërtëritje është për të ripërtërirë Shqipërinë.

Por miqtë e mi, e thashë edhe më parë, asnjë njeri nuk ka pse të na votojë ne për ato që kemi bërë.

As njeri nuk do të na votojë ne për qëndresën që dëshuam, e cila është një heroizëm i vërtetë, por është e shkuar.

Të gjithë do na vlerësojnë ne me ripërtëritjen që do u paraqesim atyre.

Me vlerat me të cilat do dalim para tyre.

Me të rinjtë, të cilët do i tërheqim në radhët tona.

Me zonjat, zonjushat, të cilat janë shumica absolute e kombit në Shqipëri për rrethana të caktuara.

Pra, në qoftë se Kuvendi dhe forumet e tjera me votë e shprehën me besnikëri ndaj jush këtë motiv, tani na përket ne të gjithë të tjerëve ta shprehim në çdo përpjekje tonë, në seksion, në grupseksion, me veten tonë, si individë e me radhë.

Shqipëria e ripërtërirë kërkon një PD të ripërtërirë.

Dhe vetëm një forcë vitale, funksionale që afron rreth vetes vlerat më të mira do mund të jetë parti e shpresës, parti e fitores, parti e të ardhmes së Partisë Demokratike.

Rroftë Korça, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Protesta e 125-të/ Policia e Shtetit, nëse jeni burra, arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën!

Thirrjet kundër Edi Ramës dhe Belinda Ballukut kanë shoqëruar edhe protestën e 125-të para Kryeministrisë. …