Berisha: Buxheti parashikon gjithsej 40 milionë euro për fermerët, turp i dheut! Rama e konsideron ullirin një pemë armike

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në ditën e 311 të Qëndresës Qytetare solli në vëmendje edhe njëherë vjedhjen që po bëhët nga kjo qeveri me projekt buxhetin e paraqitur në parlament.

Berisha risolli në vëmendje vjedhjet që po i bëhen pensionistëve, fermerëve dhe 40% të shqiptarëve në vend.

“Të dashur miq, sot në parlament paraqitet buxheti 8 miliardë euro.

E kam theksuar dhe e theksoj, buxheti i vjedhjes më të madhe në të gjithë historinë tonë kombëtare.
Buxheti, në të cilin, për rreth 800 mijë pensionistë shqiptarë, janë vendosur gjithsej 16 milionë euro.
Nga 8 miliardë, janë vendosur 16 milionë për rreth 800 mijë pensionistë, të cilët sot e blejnë bukën 100 përqind më shtrenjtë se në vitin 2013.

Sot blejnë ushqimet bazë 60 gjer në 100 përqind më shtrenjtë se 10 vite më parë.

Pra, sot pensioni i tyre vlen minimumi 40 përqind më pak se 10 vite më parë.

Por, a mos janë vetëm pensionistët të përbuzurit, të përçmuar, të injoruar nga narkohajdutët Edi Rama dhe ekipi i tij hajdut?

Jo mor jo, kështu janë sot 40 përqind e shqiptarëve, të cilët vazhdojnë jetesën në fshat.

Këto ditë kam lexuar, dhe ndoshta edhe ju i keni parë, titujt e portaleve dhe gazetave se vaji i ullirit ka arritur çmimin maksimal.

Miqtë e mi, dy vjet më parë prodhimi i ullirit arriti në 160 mijë ton, sepse rrënjët e ullirit u financuan dhe u mbollën nga 4 milionë që kishin ardhur në gjithë shekujt, arritën në 11 milionë.

Ju lutem, a keni dëgjuar ju këto 10 vite të jetë përdorur njëherë fjala ulli nga Edi Rama? E konsideron pemë armike sepse e trefishoi në mbjellje qeveria e PD.

Ndaj dhe ka ndërprerë çdo financim, përkundrazi edhe 160 milionë euro që i dha BE për fermerët shqiptarë, i vodhën ministrat, i vodhën zyrtarët për hotele, për motele, për të blerë troje turistike, për ahengje, dhe vetëm fermerët nuk i morën.

Krim i shëmtuar, Brukseli reagoi dhe po heton, por ato ishin të gjitha të përcaktuara për fermerët shqiptarë.

Po buxheti çfarë parashikon për 40 përqind të fermerëve tanë? Buxheti parashikon gjithsej 40 milionë euro, turp i dheut.

Parashikon as një të pestën e asaj që financon Maqedonia apo Kosova.

Parashikon as një të tetën të asaj që parashikon buxheti i Serbisë.

Pra, ndaj dhe këta fermerë në vend që të mbledhin ullinjtë e tyre, shkojnë dhe mbledhin ullinjtë e Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjera”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë Alex Soros për udhëtimet misterioze në Shqipëri

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së që te hetojë udhëtimet e Alex …