Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së që te hetojë udhëtimet e Alex Soros në Shqipëri.
I ftuar në një lidhje direkte në “Now me Erla Mëhilli”, Berisha theksoi se Soros vjen në udhëtime misterioze çdo 2-3 javë në Shqipëri.
Berisha: Shqipëria është vendi, jo atdheu i dytë, por atdheu një e gjysmë. Ai vjen në këtë vend të paktën çdo dy apo tre javë në udhëtime misterioze. unë kam ftuar dhe ftoj FBI-në ta hetojë. cilat janë arsyet që ai vjen çdo 2-3 javë në Shqipëri?
Kjo dallgë me inspiracion ekstrem të majtë e sponsorizuar nga Xhorxh Sorros këtu gjeti një shtrat të ngrohtë, strehën e vetë. Mos harroni një gjë, nuk ka asnjë reagim ndaj aktit më brutal që kemi parë ndonjëherë, se arrestimi, tërheqja zvarrë dhe goditjes së Ilir Metës.