CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Noka: Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje politike sepse juve ju mbajnë në pushtet bandat!

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PD në Kuvend, Flamur Noka

Tani mos u shqetësoni nga diskutimet e opozitës, se në këtë detyrë kemi.

Opozita vetëm fjalën ka, dhe imagjino sa rëndë jeni ju, kur fjala e opozitës, e vetmja armë që ka, ju shqetëson dhe tmerron.

Ti e ke thënë mirë, të vjedhim me lezet, por këta edhe lezetin e vjedhjes e prishën, këta vodhën pa lezet.

Ti je i vetmi hajdut me lezet.

Tani, a e dëgjuat zonjë se çfarë tha ministri? Tha se jeni këtu si pasojë e një vendimi gjykate me efekt të përkohshëm, madje mund të ankimohet?

A e kuptoni se çfarë mendësie kriminale dëgjohet në këto rreshta të cituara nga ministri?

A e kuptoni se këto rreshta tregojnë qasjen tuaj ndaj demokracisë, opozitës, kundërshtarit politik?

Ne jemi këtu t’u themi shqiptarëve se lista e Durrësit, ku Çyrbja emërohet me numër vendor nga bandat e Durrësit, ku Rraja emërohet me numër vendor nga bandat e Durrësit, dhe të gjithë me radhë…

Pra, bandat kanë bërë listat e deputetëve, kanë bërë edhe renditjen.

E kemi thënë 10 vite rresht, por përgjimet e partnerëve e tregojnë këtë.

Ne jemi këtu për të mbrojtur këtë tempull të demokracisë nga përdhunimi, se e keni kthyer në tempull të hajdutërisë.

Sepse si Çyrbja, si Rraja, si e gjithë lista e Durrësit, është e gjithë lista këtu.

Pra, jemi për t’u thënë shqiptarëve se këtu ju me fakte dhe prova, me përgjime të dhëna nga partnerët, jeni një pjesë përfaqësues të krimit të organizuar, një pjesë tjetër përfaqësues të hajdutërisë.

Nuk meritoni të rrini në këto karrige.

Ne jemi këtu në përmbushje të detyrës që na kanë caktuar qytetarët.

Nuk jemi këtu se doni ju, se për shpirt ju nuk doni. Për shpirt ju doni monizëm sepse sulltani juaj eunukë dhe çingije do, nuk do njerëz që ta kundërshtojnë.

Jemi këtu për t’u çjerrë maskën.

Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje politike për këtë vend sepse bandat kanë vjedhur votat, bandat ju mbajnë në pushtet dhe nuk ju mban vota e shqiptarëve.

Rasti i listës së Durrësit është mjaft domethënës.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …