Berisha: Është jetike për shpëtuar Shqipërinë nga Xhorxh Soros, armik i egër i qënies tonë kombëtare

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te rreziku i shkaktuar në Shqipëri nga tentakulat e Xhorxh Soros.

‘Është jetike për shpëtuar Shqipërinë nga Xhorxh Sorosi, armik i egër i qënies tonë kombëtare’, theksoi Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha:Miqtë e mi, kjo ngjarje fton çdo shqiptar të ngrihet para se të votojnë te kutitë e votimit, të votojnë me mosbindje civile!

Të votojnë me përballje!

Te votojnë me zemërim!

Të votojnë me revoltë kundër narkoshtetit, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale që quhet qeveri, narkozyrtarëve të tij, organizatës kriminatë Skapit të partisë.

Është jetike, është vendimtare për shpëtuar Shqipërinë të shndërruar në kopështin e helmuar të Xhorxh Sorosit, këtij armiku të egër të qënies tonë kombëtare, të demokraxisë shqiptare.

Këtij kryekorruptori, kryecensori të planetit.

Të dashur miq, Shqipëria sot ngjet me të sëmurin të shtruar në spital urgjence. Pret ne, pret qytetarët e saj t’i rikthejnë shëndetin dhe gjallërinë, jetën dhe fuqinë.

Ta shpëtojmë nga këta hajna që e vjedhin dhe e plaçkisin çdo ditë nga mëngjesi në darkë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj dhe përzenë shqiptarët nga dheu i tyre.

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …