Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te protesta e qytetarëve të Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilit i janë arrestuar të gjithë drejtorët për korrupsion dhe vjedhje të fondeve.
‘Mosbindja civile para Bashkisë së Tiranës i ka kall datën kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj’, u shpreh në fund të fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha.
Berisha: Të dashur miq, Shqipëria sot udhëhiqet nga krimi, udhëhiqet nga bandat e krimit, nga mafia ndërkombëtare.
Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka patur nevojën më jetike për dashurinë tonë se sot, për sakrificën tonë, për guximin tonë.
Ndaj edhe, ju ftojmë të vazhdojmë ne të pamposhtur mosbindjen civile.
I përshëndes përzemërsisht ata qytetarë dhe qytetare që vazhduan edhe sot mosbindjen civile para Bashkisë së Tiranës. I keni kall datën! I keni kall tmerrin! E keni shndërruar në hije kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj.
Ju garantoj se së shpejti do ta varni në shtyllën e turpit kombëtar këtë hajdut të pafytyrë!
Ndaj edhe, ju ftoj të pamposhtur të vazhdojmë këtë betejë.
Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!
Fitore! Fitore! Fitore!