Berisha: PD do dyfishojë buxhetin për shëndetësinë për të arritur standardet më të mira rajonale

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një dalje për mediat tha se, Partia Demokratike ka një program në të cilin, shërbimi shëndetësor do të jetë i standardeve më të mira rajonale, dhe dora-dorës do të synojë standardet evropiane.

“Nuk ka dyshim se PD ka një program në të cilin, shërbimi shëndetësor do të jetë i standardeve më të mira rajonale, dhe dora-dorës do të synojë standardet evropiane.

Se buxheti do dyfishohet dhe se do bëhet gjithçka që edhe në sëmundjet neoplazike, të kapet prognoza e vendeve më të mira, me diagnozë të hershme, më mjekim korrekt, me mjekim efiçent dhe të gjitha mjetet e duhura që duhen për mjekimin e këtyre sëmundjeve që sot janë të shumta.

Sot këto janë sëmundje plotësisht të mjekueshme, janë sëmundje me një përqindje të mirë të rasteve të shërueshme, por kërkojnë mjekim korrekt, kërkojnë një betejë të vendosur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Në skajin e fundit të botës: Shqiptarët e Alaskës, jeta dhe ëndrra e tyre e heshtur amerikane

Nga Beqir SINA Nëse udhëton drejt veriut të egër të Amerikës, atje ku toka ngrin …