Fitorja e Trump po lëkund të majtën në Europë, në Gjermani ra qeveria, në Francë Macron s’ka shumicën

Liderët e BE-së janë mbledhur në Budapest për një samit joformal mbi situatën ekonomike në BE, një detyrë që është shtyrë dhe nga ‘kërcënimi’ i politikave proteksioniste të “Amerikës së Parë” që premtoi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është shprehur në takim se Evropa duhet të gjejë një balancë dhe të mos presë të mbështetet te SHBA-ja.

“Mos pyesni se çfarë mund të bëjë SHBA për ju, pyesni se çfarë duhet të bëjë Evropa për veten e saj,” tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, teksa takimi nisi. “Evropa duhet të gjejë një balancë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë.”, tha ajo.

Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar për rikthimin e Trump, jo vetëm për shkak të armiqësisë së tij ndaj NATO-s dhe qëndrimeve ndaj Ukrainës, por gjithashtu për pasojat ekonomike të kërcënimit të tij për t’i bërë BE-së “të paguajë një çmim të madh” për mos blerjen e mjaftueshme të importeve amerikane.

Liderët do të përqendrohen në diskutimin e një serie reformash radikale të propozuara në një raport të madh të publikuar në shtator nga ish-kryeministri italian dhe kryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i cili paralajmëroi se blloku mund të përballej me një rënien të ngadaltë dhe të mundimshme, nëse nuk vepronte shpejt dhe vendosmërisht, shkruan The Guardian.

Përgjigjja e BE-së ndaj vështirësive të saj ekonomike dhe rizgjedhjes së Trump, është e penguar nga fakti se dy fuqitë më të mëdha të bllokut janë dobësuar nga krizat politike në vendet e tyre. Qeveria e koalicionit të Gjermanisë u shemb të mërkurën, ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk ka shumicë parlamentare.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush është emërimi i parë i Trump si shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë

Ekipi i tranzicionit i Donald Trump tashmë po verifikon kandidatët e mundshëm që mund të …