Ku është zhdukur Veliaj, a do të kthehet në Shqipëri?

Mediat raportojnë se kanë konfirmuar se Gjykata e Posaçme, ka firmosur këtë të enjte masa sigurie të kërkuara nga SPAK, për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Mësohet se GJKKO ka vendosur që Veliajt të mos i lejohet dalja jashtë vendit dhe i bllokohet pasaporta. Gjithashtu i është caktuar edhe detyrim paraqitje në prokurori. Erion Veliaj prej disa muajsh po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale: Korrupsion dhe shpërdorim detyre, hetim pasuror si dhe për shembjen e Teatrit Kombëtarë. Kujtojmë se SPAK ka arrestuar disa nga drejtorët më të rëndësishëm, (Dosja 5D), si dhe ka nën hetim shumë zyrtarë të tjerë.

Megjithëse lajmi ka dalë që në orët e para të mëngjesit, ai nuk është konfirmuar dhe as mohuar zyrtarisht nga institucionet. Ajo që onfirmohet është se eliaj është zhdukur prej kohësh nga mediat dhe burimet thonë se ditët e fundit ai nuk ka qenë në Shqipëri. Pyetja që mbetet pa përtgjigje është; a do të kthehet Veliaj në Shqipëri apo…?

 

About Krye Redaktor

Check Also

Korreshi: Qytetarët duan edhe mosbindjen civile, por edhe deputetët në Kuvend

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, tha se rikthimi në parlament i opozitës u duk si …