Masë sigurie ndaj Veliajt? Berisha: Nëse SPAK vepron ndaj tij e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nëse SPAK vepron ndaj Erion Veliajt, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin.

“Nëse ndodh një gjë e tillë, ndodh sepse e urdhëron Edi Rama. Ata që kanë jetuar në diktaturë, e kanë shumë të qartë që nuk ishte mëkati dhe krimi që i dënonte ofiqarët e lartë. Kishte vetëm një arsye, besnikëria ose jo ndaj diktatorit.

Problemet e brendshme mes Edi Ramës, Linda Ramës dhe Erion Velisë, dua të shtoj këtu se Linda tani është një faktor, pak a shumë ngjason me Elenën, në kuptimin që ajo, meqenëse Çaushesku ishte elifmatrak në dijeni, kishte një arsim partie, ajo kryesonte institutin e kimisë se ishte shkencëtare e shquar dhe natyrisht bënte ligjin.

Në këtë mënyrë, edhe zonja Rama merret me tendera, jo vetëm me tendera, por përdor gjobëvënësin e Bolinos për të nxjerrë fatura për Arben Ahmetajn të hoteleve, se i kishte paguar hotelin, ndërkohë biletat e Ahmetajt kushtonin se sa kushtonin biletat e Edi Ramës në stadiumin e Nju Jorkut.

Pra, Arben Ahmetajn mercenar Dumani desh ta arrestonte për pagesat e netëve të fjetjes dhe biletat e avionit, kurse Edi Ramës i thotë lepe-peqe.

Nëse vepron ndaj Erion Veliajt, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin.

Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Edi Rama prej të paktën dy vitesh duhej të ishin në qeli.

Janë dhënë 130 milionë euro, nuk ekziston as nam dhe nishan, sepse të gjitha kanë përfunduar në kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt e me radhë.

Kjo është historia. Tani se si e kanë kiminë ata me njëri-tjetrin nuk e di atë punë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i Bushatit: Fond sekret në SHBA, me porosi të Ramës një avion me biznesmenë në SHBA

Gazetari Andi Buhati deklaroi mbrëmë në TPZ se ai ka informacion se një aviion charter …