Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me gazetarët tha se, Qeveria e PD, nuk synon kurrë një drejtësi të kontrolluar prej saj. Ai ka komentuar edhe rolin e Komisonit të Venecias.
“Komisioni i Venecias është komisioni me ekspertizën më të çmuar dhe më të madhe në botë në fushën e ligjeve, kushtetutës dhe të drejtave. Ne arritëm ta përfshijmë këtë komision dhe kushtëzuam çdo gjë me rishqyrtimin e projekteve Lu-Vlahutin-Rama-Xhafaj e me radhë, se tani ky ju tregon amerikanëve edukatën e tij. Por e vërteta është se, ishin ata që imponuan në emër të Xhorxh Sorosit këtë reformë, bashkë me zonjën Vlahutin, me lidhje shumë të errëta, obskure.
Pra ky problem pasi u devijua totalisht nga Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias ka qenë profetik në parashikimin e këtyre që ndodhin sot.
Qeveria e PD, nuk synon kurrë një drejtësi të kontrolluar prej saj. Autoparlantëve të qeverisë që thonë se, sistemi i drejtësisë kontrollohej edhe më parë, u them të lexojnë Ëord Justice Project. Po ju rikujtoj disa shifra. Gjatë periudhës së qeverisë, Gjykata Kushtetuese kishte dhënë të paktën 30 e ca vendime kundër qeverisë. Ky ishte kontrolli që ushtronim ne në Gjykatën Kushtetuese.
Në të gjitha proceset kundër qeverisë, qytetarët fitonin 70% të gjyqeve, kurse sot afërmendshi tregon se të gjitha i fiton ai, pasi gjykatësit i regjistron dhe shkon i mban peng me regjistrimet që u bën.
Natyrisht, shtet ligjor, demokraci pa drejtësi të bazuar në ligj e kushtetutë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ne do ti rikthejmë Shqipërisë drejtësinë. Mbyllet kështu një nga kapitujt më të zi në historinë botërore të korrupsionit, pseudoreforma e drejtësisë në Shqipëri dhe të dalë ta lavdërojë kush të dojë, por një kalbësirë të korruptuar, kurrë gjallë nuk mund ta mbajnë për kohë të gjatë, vetëm se do të përlyhen për vete ata që e mbrojnë”, tha Berisha.