Rënia e murit të Berlinit/ Berisha: Shqipëria sot e kremton këtë ngjarje në një diktaturë të re krimi, droge dhe korrupsioni

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se rënia e murit të Berlinit ishte frymëzim edhe për shqiptarët, por mbi të gjitha frymëzim për të rinjtë shqiptarë, të cilët zhvilluan më 2 korrik të vitit ’90 një betejë epike me diktaturën.

Berisha tha se, Shqipëria sot e kremton këtë ngjarje në një diktaturë të re krimi, droge dhe korrupsioni’.

Berisha: Padyshim që rënia e Murit të Berlinit ishte frymëzim edhe për shqiptarët, por mbi të gjitha frymëzim për të rinjtë shqiptarë, të cilët zhvilluan më 2 korrik të vitit ’90 një betejë epike me diktaturën. Shembën në Tiranë ‘Murin e Berlinit’.

Dhe më pas, do të ishte rinia studentore ajo që do të shkatërronte përfundimisht përpjekjet e dikaturës për të ngritur dhe për të mbajtur në këmbë këtë mur.

Në revolucionin e saj demokratik të vitit ’90 rivendosi pluralizmin politik në Shqipëri dhe me zgjedhje të lira do përmbysej diktatura më staliniste e Europës.

Në 22 mars të ’92 do të fitonte opozita shqiptare!

Të dashur miq, rënia e Murit të Berlinit, revolucioni demokratik i vitit 1989 në vendet e Europës ish-komuniste, revolucioni demokratik, i fundit i vitit ’90 në Tiranën staliniste ishin zhvillime epokale, zhvillime që ndanë epokat.

Por Shqipëria sot kremton këtë ngjarje në një diktaturë të re. Shqiptarët sot kanë përpara një mur krimi, vjedhjeje, droge, korrupsioni.

Ndaj edhe, kjo ngjarje le të jetë një frymëzim i madh, para së gjithash për të rinjtë shqiptarë. T’i provojnë vetes, kombit, por edhe njerëzve të lirë në Europë dhe në botë se ata nuk pajtohen kurrë me narkodiktaturat.

Se ata në një betejë epike, në regjimin pushtues më të egër që kanë njohur në histori shqiptarët do të përmbushin misionin historik, do rikthejnë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, prosperitetit, integrimit, në rrugën e interesave kombëtare të shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …